Presidenti Ilir Meta vijon që të qeverinë për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, këtë herë përmes një postimi të Ipeshkëvit të Rrëshenit, Dom Gjergj Meta, që shkruan se kjo nuk quhet më demokraci, as formalisht.
Dom Gjergj Meta thotë se bashkitë dhe këshillat bashkiak ishin autokratë, por formalisht ishin pluralë, ndërsa tani e tutje nuk do të jenë më as formalisht.
“Bashkitë dhe këshillat bashkiakë në Shqipëri në këto vite kanë qenë të gjitha të qeverisura në mënyrë autokratë, por formalisht ishin plurale. Tani e tutje, as formalisht.
Brenda tyre dhe në të gjithë territorin janë moniste. Kjo nuk quhet më demokraci, as formalisht”, shkruan Dom Gjergj Meta, ndërsa Presidenti ka shpërndarë postimin.
Kreu i shtetit ka dekretuar 13 Tetorin si datë zgjedhjesh lokale, pasi anuloi 30 Qershorin, por SHBA dhe BE njohën kryetarët e rinj të bashkive.