Policia e Elbasanit ka blinduar qytetin për të zbardhur plagosjen me armë zjarri të ndodhur këtë pasdite në një lokal të qytetit.
Tre persona janë plagosur me armë zjarri pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në një lokal pranë Pallatit të Sportit.
Tre personat e plagosur me armë zjarri janë Fezi Ago, Astrit Cërriku dhe Mihal Kocashi, ndërsa janë dërguar me shpejtësi në spital. Ndërkohë që po punohet për kapjen e autorit, i cili është identifikuar dhe shpallur në kërkim.
Por si ndodhi ngjarja? Sipas informacioneve nga grupit hetimor, tre të plagosurit dhe autori kanë qenë ulur në një tavolinë në lokal. Pas sherrit, njëri prej tyre shkoi në shtëpi dhe mori armën e zjarrit tip kallashnikov dhe u rikthye duke i qëlluar. Fatmirësisht plumbat që u zbrazën nga arma e autorit nuk kanë kapur persona të tjerë që kanë qenë në lokal në atë moment.
Pas breshërisë me kallashnikov mbi tre personat që ishin në tavolinë autori është larguar me shpejtësi, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes pas sinjalizimit. Elbasani ka qenë gjithmonë një qytet problematik përsa i përket përplasjes së grupeve kriminale./l.m