Ditën e sotme në brigjet e Javës në Indonezi është regjistruar një tërmet me magnitudë 7.4 ballë. “Ndërkohë është dhënë alarmi për cunami, pasi dallgët kanë arritur në tri metra lartësi”, ka njoftuar agjencia indoneziane për menaxhimin e katastrofave.
Tërmeti u regjistrua rreth 147 kilometra nga Sumuri, në jugperëndim të ishullit Java, në një thellësi deri në 10 kilometra./l.m