Një 33-vjeçar është arrestuar mesditën e sotme pasi tre ditë më parë i vuri flakën automjetit të një 46-vjeçari në shenjë hakmarrje.
Në pranga ka rënë M.T, 33 vjeç, banues në fshatin Buçimas. Mësohet se progradecari në tre ditë më parë i vuri flakën “BMW X6” në pronësi të J.M. Burime nga policia bëjnë me dije se babi i 46-vjeçarit, pronar i BMW ka pasur një konflikt me 33-vjeçarin, për motive ende të pa qarta.
Mbi 33-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
g.kosovari