Shumë shpejt qytetit do t’i shtohet një Park Publik Edukativ, ku fëmijët do të mësojnë sjelljen në rrugë, rregullat e qarkullimit e si të jenë sa më të kujdesshëm dhe bashkëpunues.
Lajmin e ka dhënë vetë kryebashkiaku Erion Veliaj i cili tre ditë më parë u betua për një mandat të dytë në shërbim të qytetarëve.
Përmes një postimi në facebook, Veliaj thekson se në katër vitet e para e kemi parë qytetin në sytë e një fëmije, ndaj çdo projekt ka qenë gjithmonë miqësor me të vegjlit e Tiranës, ndërsa premton se puna nuk do të ndalet.
“Edukata më e mirë merret që në fëmijëri! Këto 4 vite e kemi parë qytetin në sytë e një fëmije, ndaj çdo projekt ka qenë gjithmonë miqësor me të vëgjlit e Tiranës. Shumë shpejt qytetit do t’i shtohet një Park Publik Edukativ, ku fëmijët do të mësojnë sjelljen në rrugë, rregullat e qarkullimit e si të jenë sa më të kujdesshëm dhe bashkëpunues”, thekson Veliaj.