Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi ekzekutimin e 40-vjeçarit, Hariz Bardhi në qytetin e Durrësit një ditë parë.
Sipas Report TV vrasja ka qenë e mirëmenduar dhe referuar grupit hetimor, duke ndjekur dinamikën e ngjarjes dyshohet se janë nga veriu.
Autorët studiuar lëvizjet rutinë të viktimës gjatë ditës dhe kanë kryer vrasjen në atë orë, duke qenë se nuk ka shumë lëvizje për shkak të temperaturave të larta. Mësohet se janë shoqëruar në polici 15 persona për të marrë dëshmi, por nuk është arritur në një rezultat konkret dhe mungesa e kamerave të sigurisë në atë zonë e vështirëson më shumë zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Në momentin e ekzekutimit viktima ka qenë në oborrin e banesës dhe është thirrur nga jashtë ndoshta nga një person që e njihte. Sapo ka hapur derën është qëlluar 12 herë me breshëri me armë automatike.
Në banesë ndodhej nëna e tij, ndërsa bashkëshortja me 2 fëmijët kishin shkuar për pushime. Nga ana tjetër e banesës gjendej kushëriri i tij i afërt. Kanë qenë këta që kanë njoftuar policinë dhe spitalin për ngjarjen. Viktima është dërguar më autoambulancë në spital në gjendje të plagosur, por nuk ka arritur që të shpëtonte.
/a.r