Tre të rinj kanë rënë në prangat e policisë për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla në Himarë.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se 3 persona po udhëtonin me një automjet, në të cilin dyshohej se kishte lëndë narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, FNSH-së së Fierit janë vënë në ndjekje të automjetit.
Gjatë ndjekjes është bërë i mundur bllokimi i mjetit në vendin e quajtur “Qafa e Vishës”, Himarë.
Pas kontrollit të ushtruar, policia ka gjetur poshtë sediljes së shoferit 39 qese të vogla farmaceutike të mbushura me lëndë narkotike cannabis sativa.
Policia arrestoi në flagrancë, drejtuesin e mjetit V. P., 23 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjithashtu, janë arrestuar edhe dy shtetasit e tjerë që ndodheshin në mjet, O. R., 34 vjeç dhe A. M., 24 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.l.m