Andi Lila, kryetari i Sindikatës së Futbollistëve, ka reaguar për postimin e djeshëm të Erjon Braçes, rreth favoreve fiskale që klubet po kërkojnë.
Lojtari i Kombëtares, kritikoi Erjon Braçen, duke thënë se ai flet herë si tifoz dhe herë si zyrtar.
Por i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Braçes ndaj lojtarit të kombëtares, i cili me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se ai ka lirinë të flasë dhe ka thënë se kontratat mes klubit dhe lojtarëve i rregullon FSHF-ja dhe jo qeveria.
Më tej zv.kryeministri thekson se tre vendime te CAS duke iu referuuar Skënderbeut, nuk jane paragjykim por vendime gjykate!
Braçe i bën edhe një pyetje Andi Lilës, perse refuzoni te pranoni qe paracaktimi i rezultateve te nje gare, kombetare e nderkombetare, eshte nje fenomen i perhapur ne futbollin shqiptar e per te cilin flasin te gjithe?
Reagimi i Erion Braçes:
I nderuar zoti Lila!
Nuk do replikoja kurre me nje futbollist-ata thjesht i ndjek ne gare,
i duartrokas pa fund kur e meritojne,
por meqe u prezantuat nga detyra e larte e kryetarit te pare te Sindikates se Futbollisteve,
po ndaj me ju,
tre kater mendime mbi ate qe lexova.
E para dhe kjo eshte personale;
Jo ju, por kerkush perfshi dhe ate qe e dallova mes rreshtave,
nuk me thote dot se si duhet te flase!
Une zotni kam lirine te them ate qe mendoj dhe e bej si dua:
Prej pasionit si tifoz e s’me vjen turp hic,
prej detyres egzakt kur duhet te bej detyren, teresisht e ndare me pasionin!
Tani per ceshtjen;
E para, une nuk paragjykoj kerkend,
as individe, as ekip e as FSHF.
Une i referohem fakteve!
Tre vendime te Cas nuk jane paragjykim por vendime gjykate!
I fundit prej tyre ka legjitimuar sistemin BFDS te monitorimit te garave te paracaktuara me qellim bastet e paligjshme!
Kete ta them si shtetar mu ne mes te realitetit, por edhe si tifoz qe urren ta mashtrojne kur sheh nje ndeshje futbolli!
Tani nje pyetje kam;
Ju perse refuzoni te pranoni qe paracaktimi i rezultateve te nje gare, kombetare e nderkombetare,
eshte nje fenomen i perhapur ne futbollin shqiptar e per te cilin flasin te gjithe?
Nuk pastrohet, kurohet, permiresohet duke kapur majen e konkurences, financohet futbolli duke fshehur krimin zotni!
E dyta, mua me kerkon llogari per te drejtat e futbollisteve?!
Zotni e kam une gabim apo marredhenia eshte mes futbollistit, klubit, permes nje kontrate qe administrohet nga palet dhe FSHF-ja, e cila duhet ta mbroje ate kontrate?!
Nese ti e di ndryshe, atehere kot qe e keni ngritur ate sindikate.
Kontratat e futbollisteve kane rregullat dhe institucionet ku mbrohen e te siguroj, nuk eshte Qeveria ajo qe i garanton. Kerkund.
E treta, po, ti ke te drejte, bilancet e pista jane detyre e Tatimeve.
Por duhet te dish dy gjera:
E para, te gjitha detyrimet e sotme ndaj fiskut i kane llogaritur tatimet, pra kane bere punen;
E dyta, sa here une kam nxitur kete-sic ti ma kerkon, FSHF ka uleritur per nderhyrje politike e ka kercenuar me UEFA!
Kjo eshte E VERTETA.
Si tre stadiumet e kesaj qeverie!
Aty luan ti!
g.kosovari