Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet se ka sulmuar dhe grabitur dy gra, që i kishte njohur online.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Perugia. Mediat italiane raportojnë se në pranga kanë rënë dhe dy të mitur, bashkëpunëtorë të shqiptarit.
Ansa’ raporton se kanë qenë gratë e sulmuara ato që njoftuan policinë, ndërsa kjo e fundit mbërriti në vendin e ngjarjes. Dy gratë pohuan se ishin sulmuar nga disa të rinj, që i kishin njohur në internet.
Mësohet se shqiptari, ideniteti i të cilit nuk bëhet i ditur, bashkë me bashkëpunëtorët e tij kishin vjedhur një shumë të madhe eurosh.
g.kosovari