Në përfundim të mandatit të saj në Shqipëri, ambasadorja gjermane Sussane Schütz, thotë se ka lënë pas tre vite emocionuese dhe të mbushura me përjetime si Ambasadore.
Përmes një postimi në facebook, ku ndan me ndjekësit, foto nga takimet e lamtumirës me krerë të shtetit, Schütz thekson se do të vazhdoj të angazhohetpër Shqipërinë. Një apel të fundit Schütz e ka edhe për partitë politike, duke qëne se lë vendin tonë në një krizë të thellë politike.
“Në situatën aktuale të gjitha forcat politike do të duhej të kontribuonin në mënyrë konstruktive në krijimin e kushteve për nisjen e shpejtë të bisedimeve të anëtarësimit me BE-në si dhe për të mos humbur objektivin e përbashkët të përafrimit me Bashkimin Evropian, i cili mbështetet nga shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptarë.
Unë do të vazhdoj edhe në të ardhmen të angazhohem për Shqipërinë dhe fqinjët e saj në rajon në funksionin tim të ri në Berlin.” shkruan Schütz.
/a.r