Kryeministri Edi Rama bëri publike detaje nga biseda e tij telefonike me presidentin francez.
Shefi i qeverisë tha në takimin me gazetarët se me Emanuel Macron ka biseduar rreth problematikave të rajonit dhe se me të është në komunikim të vazhdueshëm.
“Përsa i përket bisedës asnjëherë nuk i ndaj nëse nuk janë formale dhe të dakordësuara për t’u ndarë me publikuan. Me Macron kam një marrëdhënie më të afërt sesa me shumë të tjerë.
Kërkoi të flasë me mua rreth një orë apo dicka më shumë dhe zgjati shumë dhe u detyrova të shkoj me vonesë në asamble. Folëm për Europën dhe rajonin, temat që diskutojmë gjithmonë” – tha Rama.