Banka amerikane ‘’Capital One Financial’’ njoftoi të hënën se të dhënat personale të 106 milionë të klientëve të saj amerikanë dhe kanadezë janë vjedhur kohët e fundit dhe se hajdutja, një inxhiniere informatike, ishte arrestuar nga Policia Federale (FBI).
Kjo ndërhyrje në sistem është një nga pirateritë më të bujshme në fushën kompjuterike që përfshin një bankë të fuqishme amerikane, ”Capital One” si emetuesi i pestë në radhë në sektorin e kartave bankare të kreditit në SHBA.
‘’Institucioni ka identifikuar se një individ i jashtëm ka pasur akses të paautorizuar (në rrjet) dhe ka marrë disa informacione personale’’, thuhet në një komunikatë të lëshuar prej tij.
Këto të dhëna përkojnë me ato të personave të cilët kishin aplikuar për një kartë krediti, me dëshirën për të përfituar një kartë bankare të Capital One.
/a.r