Kryeministri Rama, i pyetur për çështjen e Tetarit Kombëtar, tha se ka shumë njerëz që “ngatërrojnë muret me historinë”.
Kreu i Qeverisë theksoi se ka qenë ai i pari që është interesuar për trashëgiminë kulturore.
“Këto janë pjesa më e parëndësishme për ju, se merreni me gjëra shumë më të rëndësishme sesa ekonomia, arsimi, filloni me tërmetin tani Teatri Kombëtar?
Zhvillimet te TK janë shumë të vjetra dhe më vjen sinqerisht edhe mirë edhe keq që vazhdon një debat për një temë që duhet të ishte ezauruar në këndvështrimin tim 20 vjet më parë. Ka shumë njerëz që ngatërrojë muret me historinë, historinë me nostalgjinë, por dua të them se së pari nëse ka një njeri po edhe një forca qeverisëse që në krahasim me gjithkënd tjetër nuk mund të akuzohet për mungesë vëmendje apo mungesë ndjeshmëri ndaj trashëgimisë kulturore janë unë dhe forca jonë qeverisëse. Mos harroni që kur unë kam nisur përpjekjen për të shpëtuar trashëgiminë kompleksi i ministrive ishte kompleks sipërfaqesh ku shkruheshin fjalë të pista me spraj, binin suvate, mbinin fiqtë mbi tarraca sepse mbeturinat liheshin dhe ktheheshin në pleh”, deklaroi Rama.
Kreu i qeverisë theksoi se me projektin e ri kërkojmë shumë më tepër fond me privatin për ta këmbyer me një truall pas teatrit ku ka ferra, vlera që i marrim këtij trualli është një teatër i ri.
“Muzeu do të jetë brenda godinës së re të teatrit. Cështja është politike, mediokritet dhe kapur pas asgjësë për të bërë zhurmë. I respektoj ata që janë kundër, por nuk mund të jemi të gjithë dakord me ato që bëjmë, shumica është e qartë në këtë drejtim” tha ai.
g.kosovari