Kryeministri Edi Rama ka nisur konferencën e paralajmëruar në ambientet e Këshillit të Ministrave.
Përmes Facebook, shefi i qeverisë njofton se tema e takimit përmbyllës dështë gjysma e parë e vitit 2019 si dhe prioritetet nga shtatori e deri në korrik të 2020-ës.
Në fjalën e tij, Rama u shpreh se fryma e antishtetit që u injektua nga opozita ka ndikuar pa diskutim në rritjen e informalitetit.
“Dua ta theksoj se kemi ardhur në një fazë të re, të një lufte pa kompromis për të garantuar sigurinë ushqimore.
Siç jeni në dijeni, Kuvendi miratoi ndryshimet në Kodin Penal dhe sanksione për abuzuesit me produktet ushqimore.
Ne nuk do të ndalemi në goditjen e tyre. Jemi të bindur që në vitin në vijim do të kemi raste shembullore goditjesh, që nuk ia uroj askujt.
Por askush nuk duhet ta harrojë se tani më janë një sërë sanksionesh me heqje lirie” – tha kryeministri të martën.
Ai deklaroi se ekonomia është rritur me 2.21% krahasuar me një vit më parë, ndërsa garantoi se aksioni anti-informalitet do të vijojë deri në fund të mandatit.
(javanews/a.r)