Studiuesi Aurel Plasari, i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e lajmeve në RTV Ora ka folur për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Sipas Plasarit, teatri do të shembet dhe e njëjta gjë ka ndodhur me zgjedhjet e 30 Qershorit që u bënë, pavarësisht qendrimeve.
“Ai( referuar kryeministri Rama) e ka vendosur teatri do shembet.
Kur isha i ftuar te Adi Krasta me disa të ftuar të tjerë, ata thoshin që zgjedhjet e 30 Qershorit nuk do bëheshin, vetëm unë thash që zgjedhje do bëhen dhe u bënë. Ashtu dhe me teatrin do shembet”, tha Plasari.
Më tej, studiuesi ka shtuar se ka vetëm një mënyrë që kjo të mos ndodhë, por nuk e thotëpo nuk ia kërkoj kryeministri.
“Ka vetëm një mëënyrë që teatri të mos shembet dhe po të ma kërkoj ai ja them.
Po ai nuk e ka të nevojshme dhe nuk ja them”, shtoi Plasari.