• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E mohon specialisti grek/Merr fund edhe ëndrra e Metës si sizmiolog për ‘tërmetin apokaliptik’

by Java News
29/07/2019 21:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një letër e pazakontë e presidentit Ilir Meta i është dërguar kryeministrit Edi Rama, zëvendëskryeministrit Erjon Braçe dhe ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, ku kreu i shtetit flet se vendi ynë duhet të përgatitet për përballjen me një tërmet apokaliptik që mund të godasë Ballkanin.

 

Kreu i shtetit shfaqet mjaft i shqetësuar në lidhje me një parashikim të një sizmiologu të vjetër grek. Por teksa Presidenti citon në letrën e tij drejtorin e Institutit Gjeodinamik Observatori Kombëtar të Athinë, Akis Tselentis, konkretisht për “një tërmet apokaliptik që pritet të godasë Ballaknin, që mund të jetë 30 herë më i fuqishëm se ai që goditi para disa ditësh rajonin e Athinës”, siç Meta shkruan në letër, e vërteta është tjetër.

 

Nga një kërkim i thjeshtë që Shqiptarja.com bëri në mediat ndërkombëtare, nuk flitet për asnjë deklaratë të tillë. Shkrimi i fundit është ai i 22 korrikut 2019, ku sizmiologu grek thotë:  “Të gjithë thanë se Athina rezistoi. Ajo nuk rezistoi. Imagjonin nëse do të kishte pasur një tërmet që mund të ishte i shkallës 6 Rihter, me fjalë të tjera, me magnitutë 30 herë më të fuqishme”, është citimi i saktë i Akis Tselentis, që citojnë mediat e huaja.

 

Mbi këtë citim që nuk ekziston, Presidenti Ilir Meta, vishet me “kostumin” e sizmiologut, kur thotë se “vendi ynë është një nga vendet me sizmicitet më të lartë në Evropë, prandaj Shqipëria është një vend i kërcënuar nga kjo dukuri natyrore”, – thuhet në letër.

 

Kreu i shtetit, kërkon nga qeveria të informohet mbi situatën, dhe a ka kapacitete vendi ynë për të përballuar një tërmet të përmasave të tilla? Meta shkon deri aty sa thotë se është gati të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

 

“Kërkoj nga ana juaj të informohem mbi: Institucionet përgjegjëse, a kanë kontaktuar me sizmiologun Tselentis dhe institucionet homologe. të rajonit lidhur me të dhënat e tyre për paralajmërime të tilla?

 

Cilat janë kapacitetet tona për përballimin dhe masat e marra nga ana juaj , nëse vendi ynë do të goditet nga një tërmet i përmasave të tilla.

 

Çfarë masash janë marrë apo do të merren për të reaguar në kohë dhe për të minimizuar pasojat e mundshme në nivel qëndron dhe vendor?

 

Nëse e gjykoni të domosdoshme, jam i gatshëm të mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare menjëherë qoftë dhe vetëm për këtë çështje, pasi çdo nënvlerësim i situatës mund të jetë me pasoja tragjike për jetën e qytetarëve në radhë të parë”,– shkruan Meta në letrën drejtuar Ramës, Braçes dhe Xhaçkës.

 

Shqiptarja.com mësoi nga burime pranë Presidencës se letra është e vërtetë, ndërsa nga kryeministria u konfirmua se letra ka mbërritur pranë institucionit të tyre.

 

Nga një vështrim në internet, shihet se sa herë Greqia është prekur nga tërmetet, sizmiologu i njohur Tselentis, paralajmëron lëkundje të tjera tërmetesh. Por asnjëherë ai nuk është shprehur për një të tillë, 30 herë më të fuqishëm, një tërmet apokaliptik që mund të rrezikonte Ballkanin.

Next Post
FOTOT/ E nisën në garazhe, kjo është historia e 10 kompanive më të mëdha

FOTOT/ E nisën në garazhe, kjo është historia e 10 kompanive më të mëdha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

A ke menduar të ikësh? Rama përgjigjet troç: Ja kush është misioni im

December 18, 2025
“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

December 18, 2025
“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

December 18, 2025
Berisha fton Ramën në debat dhe u bën mediave skenarin: Vendosni dy karrige dhe pastaj…

“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator

December 18, 2025
1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In