Kur mendojmë për kompanitë më të mëdha në botë, zakonisht mendojmë për hapësirat e mëdha të zyrave dhe themeluesit e tyre të pasur. Megjithatë, ajo që nuk e kuptojmë është se këto kompani nuk ishin gjithnjë aq të mëdha dhe themeluesit nuk ishin gjithnjë kaq të pasur. Edhe ata nisën nga zero. Do të mbeteni gojëhapur kur ta kuptoni se si nuk u dorëzuan në rrëzimin e parë.
Njerëzit të cilët ne i njohim si miliarderë, ishin në fakt të zakonshëm.
Ajo që i ndau ata nga pjesa tjetër ishte shtytja dhe motivimi për të ndërtuar diçka të madhe. Edhe nëse do të nisnin me diçka të vogël. Në këtë listë hedhim një vështrim te disa nga kompanitë më të mëdha në botë që realisht kanë filluar punën në garazhe.
Amazon
Jeff Bezos e nisi kompaninë nga garazhi i tij. Tregu më i madh në botë në botë filloi si një librari në internet. E themeluar nga Jeff Bezos në vitin 1994, Amazon filloi veprimtarinë e tij nga garazhi i shtëpisë së Bezos në Bellevue të Uashingtonit.
Megjithëse Amazon iu ishte dashur të priste gati një vit të tërë për të shitur librin e parë, biznesi shpejt filloi të rritet, dhe tani është një nga kompanitë më të mëdha në botë, me vlerë rreth 300 miliardë dollarë.
Microsoft
Fatmirësisht, themeluesit nuk kishin nevojë për një hapësirë zyre për të koduar sistemin e tyre të parë të programimit, OS.
Edhe Microsoft është një gjigant teknologjik që nisi me një gjë të vogël. Kur Bill Gates dhe Paul Allen filluan Microsoft-in, ata kishin një garazh dhe shumë pak burime për të punuar. Megjithatë, diçka që ata kishin në bollëk ishin aftësitë e tyre të programimit. Pasi ndërtuan sistemin e tyre të parë operativ dhe e licensuan atë për 80,000 dollarë, kompania nuk pa asnjëherë më rënie.
Disney
Studioja e parë e filmit e Disney ishte garazhi i xhaxhait të tij.
Gjigandi i medias që Walt Disney është sot, pati një fillim shumë të vështirë. Krijuesi Walt Disney dhe vëllai i tij Roy filluan të filmonin Alice Comedies, pjesë e Wonderland Alice, në garazhin e xhaxhait të tyre në Los Anxhelos në 1923.
Ata nuk e dinin se do të mbërrinin këtu, ku sot, Disney është konglomerati më i madh multimedial në të gjithë botën, me 150 miliardë dollarë vlerë.
Apple
Zyra e parë e Apple ishte garazhi i prindërve të Steve Jobs.
Apple filloi në vitin 1976 kur Steve Wozniak dhe Steve Jobs krijuan kompjuterin e parë Apple I për 500 dollarë. Kur një shitës lokal bëri një kërkesë për 50 kompjuterë, Jobs dhe Wozniak blenë të gjitha pjesët dhe përgatitën 50 kompjuterë për 30 ditë. Ata e bënë punën në garazhin e prindërve të Jobs në Cupertino të Kalifornisë.
Sot, ndodhet një zyrë e lezetshme në Cupertino e quajtur Infinite Loop. Apple është lider botëror në teknologji dhe ka vlerë mbi 550 miliardë dollarë.
Google filloi në garazhin e Susan Wojcicki, e cila tani është CEO e YouTube.
Susan Wojcicki e nisi në shtator të vitit 1998 kërkimin për një projekt të kolegjit në Stanford. Sot, Google është gjigandi më i madh në internet.
Harley Davidson
Harley i parë në botë është ndërtuar në një garazh prej druri.
William Harley gjithmonë donte të krijonte motoçikleta. Si një 20-vjeçar, ai kishte dalë me dizajnin e një motori që drejtohej pothuajse si biçikletë. Pastaj gjatë dy viteve të ardhshme, ai dhe miku i tij i fëmijërisë, Arthur Davidson, ndërtuan motorin e në Milwaukee, Wisconsin.
Ata nisën zyrtarisht Harley-Davidson në vitin 1903 dhe e shndërruan në markë. Tani me vlerë mbi 10 miliardë dollarë, Harley Davidson është sinonim luksoz për motoçikletat.
Hewlett-Packard
Me pak ndihmë nga Walt Disney, HP nisi udhëtimin e biznesit në një garazh.
Në vitin 1938, Will Hewlett dhe Dave Packard filluan Hewlett-Packard në garazhin e Packard në Palo Alto, Kaliforni. Produkti i tyre i parë ishte një zmadhues audio, e më pas një projektor. Mbështetësi më i madh i kësaj kompanie ishte fillimisht Walt Disney.
Investimi i tyre fillestar ishte vetëm 538 dollarë, por kompania tani kap vlerën e rreth 13 miliardë dollarë.
Mattel
Kur filloi punën kompania Mattel, ata ishin në fakt shitës të kornizave të fotografive.
Mattel, produkti më i famshëm i të cilit është kukulla Barbie, filloi si kompani me fotografi në vitin 1945. Themeluesit, Harold Matson dhe Elliot dhe Ruth Handler, filluan punën në një garazh në Kaliforninë Jugore dhe për të përdorur materialet e tyre të mbetura filluan krijimin e shtëpizave të kukullave .
Kur shtëpitë e kukullave shiteshin më shumë se kornizat e fotografive, ata vendosën të bëheshin një kompani prodhuese lodrash. Dhe gjërat shkuan mirë. Ata sot janë kompania më e madhe e lodrave në botë sot dhe kanë vlerë prej rreth 10 miliardë dollarë.
Dell
Michael Dell gjithashtu ndërtoi kompjuterat e tij brenda garazhit të tij. Ai nuk është aq i famshëm sa Gates ose Jobs ose Zuckerberg, por Michael Dell është një tjetër “ngelës” që la shkollën për biznesin kompjuterik. Në vitin 1984, ai filloi të krijonte kompjuterë të personalizuar për njerëzit. Vetëm një vit më vonë, ai vendosi të braktiste kolegjin për të zgjeruar biznesin e tij, i cili ishte kthyer fitimprurës qysh në vitin e parë.
Zgjerimi shkoi shumë mirë për të, duke e bërë Dell një nga konkurrentët më të fortë në tregun e prodhimit kompjuterik dhe duke marrë vlerën e kompanisë për më shumë se 50 miliardë dollarë.
Nike
Nike nuk kishte as edhe garazh për të nisur punën.
Nëse mendoni se keni një garazh shumë t vogël për të filluar biznes miliarda dollarësh, kujtojeni këtë: Nike filloi në bagazhin e një makine. Po, ashtu është.
Nike nisi si “Blue Ribbon Sports” në vitin 1964 nga Plymouth Valiant dhe Phil Knight. Ndërsa Knight bëri këpucë, trajneri i tij në Universitetin e Oregonit, Bill Bowerman i provoi ato në gara për vrapues. Për 2 vitet e para, askush nuk i bleu, qoftë as me pakicë.
Dhe sot, Nike është prodhuesi më i madh i veshjeve sportive. Kompania tani vlen rreth 90 miliardë dollarë.
Pra, nëse planifikoni të filloni një biznes, mungesa e hapësirës për zyre nuk duhet të jetë një justifikim. Mjafton që të keni ide.