Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Librazhdit, si pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.
Mësohet se në aksident është përfshirë një trajler i cili është përplasur me një automjet.
Automjeti ka marrë dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht të plagosurit kanë marrë lëndime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.