I ftuar në Report Tv, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet dhe do të jetë mjaft modern.
Kreu i Bashkisë tha se protesta kundër ndërtimit të tij nuk po bëhet nga artistët e vërtetë, dhe tha se është e politizuar në momentin që krha Lulzim Bashës në protestë dalin edhe zyrtarë të bashkisë së Kamzës.
“Një pjesë e vogël e disa artistëve që kanë qenë herën e fundit në skenën e teatrit në ’91-’92, ata nuk dëshmojnë dot për skenën që tundet, për faktin që ndërtohen në korridor etj Unë besoj ata që punojnë aty. Përsa kohë shumica janë dëshmitarë të kushteve spartane që aty nuk punohet më, unë besoj ata. Kur ti shikon që pasi e ke politizuar dhe në krah të kryetarit të PD-së është drejtori i ujësjellësit të kamzës. dhe kur sheh që ata ngatërrojnë hyrjen me sahati me hyrjen tek teatri është me ta fy pak inteligjencën, pa dashur të ofendoj të Kamzës. Por kjo çështje është politizuar siç është politizuar Astiri”.
Teatri do të bëhet, do të jetë i mrekullueshëm. Është hapur një garë nëse dikush ka një ide alternative le të vijë ta paraqesë. Është hapur gara më 22 korrik, ligji thotë 60 ditë garë kush ka ide le të vijë t’i sjellë”, tha Veliaj.
/a.r