Kreu i PD-se, Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas situates me te fundit ne Bashkine e Devollit, ku kryetari i dale nga 30 qershori ka hyre ne zyre, nderkohe qe institucioni mbahet nen kontrollin e forcave policore.
Sipas Bashes, ky eshte nje uzurpim me dhune i qeverisjes lokale, kunder vullnetit te popullit.
Me nje shenim ne faqen e tij ne FB, Basha shkruan se “Ky regjim kriminal dhe plaçkitës po hyn në rrugën e verbër të përplasjes me popullin e tij”.
“Pushteti i paligjshëm i 6% po uzurpon me dhunë qeverisjen lokale, kundër vullnetit të popullit. Ky regjim kriminal dhe plaçkitës po hyn në rrugën e verbër të përplasjes me popullin e tij. Sot hajdutët në pushtet ndjehen të mbrojtur se kanë polici speciale, gaz lotsjellës dhe mercenarë, por nesër do të kenë fatin që meritojnë hajdutët dhe banditët!”, shkruan Basha.
Ndërkohë koordinatori i PD për Devollin, ish-deputeti Endri Hasa dhe ish-deputeti i zgjedhur në këtë qark në 2017 Ervin Salianji kanë mbërritur para bashkisë së qytetit ku janë mbledhur edhe militantët e kësaj force politike.
Demokratët deklarojnë nuk do të largohen, ndërsa akuzojnë se PS-ja uzurpoi bashkinë.
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji deklaroi se opozita nuk do të tërhiqet nga bashkia e Devollit.
“Sikur e keni parë nuk po lejojnë instalimin e një junte debilash të cilët flenë në institucionet publike duke i trajtuar si fjetore ku prodhojnë para, e parë se si një barkderr i shëmtuar pothuaj sa Rama shkallmoi dyert e institucioneve për të treguar se nuk ka ligj dhe se bëri vetëgjyqësi do të mbajë përgjegjësi pas kallëzimit dhe personi i vetëshpallur si kryebashkiak do të kallëzohet për përvetësim të titullit. Qytetarët nuk do të tërhiqen. Do të jemi në mbështetje për shkak të kërcënimeve që bëhen ndaj administratës. Këtu ka qenë një njeri (i referohet Eduard Duros) që ka fjetur nga dita e premte dhe deri sot” tha ai.
g.kosovari