Policia italiane ka arritur të shkatërrojë një bandë shqiptarësh që vepronin në Firenze dhe zonat periferike rreth saj.
Pesë shqiptarë akuzohen për vjedhje në zonat e Arezzo midis Valdarno dhe Casentino. Shqiptarët e prangosur banonin përkohësisht në Firenze, dhe janë të moshës nga 21 deri 37 vjeç, shkruajnë mediat italiane.
Vjedhjet dyshohet se kanë ndodhur midis 16 dhe 20 korrikut në zonën e Arezzo dhe në veçanti në San Giustino Valdarno, Loro Ciuffenna, Castelfranco Piandiscò dhe Poppi. Të pesë burrat me sa duket kishin bazën e tyre në Firence, nga ku organizonin grabitjet.
Raportohet se shqiptarët kishin mundur të hyjnë nëpër banesa dhe kanë vjedhur një shumë pak më shumë se 18 mijë euro. Banda kishte dështuar në disa raste të kishte sukses në grabitje. Shqiptarët janë paraburgosur tashmë, ndërsa hetimet kanë mundur të regjistrojnë biseda mes tyre ku flitet për “operacionet” e grabitjeve. Po ashtu, janë marrë edhe gjurmë të të arrestuarve.
Të pesë të arrestuarve janë plagosur gjatë përleshjeve që kishin me policinë. Madje, kishte rezistencë të fortë nga grabitësit e dyshuar. Agresioni ndaj policisë ka përkeqësuar situatën e tyre, pasi do të duhet të përballen edhe me akuza të shtuara që kanë të bëjnë me kundërshtim dhe dhunim të zyrtarit publik.