Policia ka arritur të parandalojë në krim në familje në Elbasan, duke arrestuar një 36 vjeçar që kërcënoi bashkëshorten dhe familjarët e saj se do i vriste me granatë.
Burri me iniciale F.M., banues në Elbasan, i kishte fshehur granatat në shtëpinë në fshatin Bizhutë e Poshtme.
Policia gjeti dhe sekuestroi 27 granata difensive dhe ofensive.
“Policia e Elbasanit ka marrë njoftim se ky shtetas kërcënonte me jetë bashkëshorten dhe familjarët e saj, se do t’i vriste me granata të cilat i kishte të fshehura në shtepinë që kishte në fshatin Bizhutë e Poshtme,”-raportojnë uniformat blu.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje i armëve luftarake, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Dhuna në familje”. (Tema)