Ilir Meta e ka marrë seriozisht tifozllëkun e tij për ekipin Celtic. Pas fotove me tifozë dhe fanellën e ekipit në fjalë, tashmë presidenti është bërë i rregullt me postimet mbështetëse për ekipin skocez.
Por teksa ka përshëndetur rezultatin 5-0 të dy ditëve më parë, një komentues e ka marrë Presidentin e Skocizë për estonez.
“Unë nuk flas estonisht, por Celtic është një gjuhë universale. Hail Hail Ilir” – shkruan një tifoz skocez.