Në vijim të takimeve me strukturat e partisë në rrethe, kryedemokrati Lulzim Basha ishte sot në Sarandë.
Duke u kthyer të votimet e 30 qershorit, Basha tja se ajo ditë vërtetoi se me Edi Ramën nuk mund të ketnë proces të ndershëm zgjedhor.
“30 qershori vetëm sa vërtetoi edhe njëherë se me Edi Ramën s’mund të ketë një proces normal zgjedhor. Natyrisht që 30 qershori është nul, është nul nga ana kushtetuese. Me 10 qershor, i vetmi institucion që dekreton zgjedhjet, Presidenti i Republikës, e anuloi si datë, caktoi një datë tjetër. I vetmi institucion që mund ta gjykojë është Gjykata Kushtetuese.
Ndaj 30 qershori është nul. Nuk ka prodhuar dhe s’mund të prodhojë asnjë rezultat të ligjshëm”, deklaroi Basha.
Basha parashtroi edhe planin ekonomik duke fajësuar qeverinë për rrënimin total social-ekonomik të vendit.
“Varfëria, papunësia, mungesa e mundësive në jetë vjen nga grabitja që po i bëhet Shqipërisë nga qeveria me një grusht klientësh. Shqiptarët po varfërohen sepse po grabiten. Shqipëria po plaçkitet dhe po shkatërrohet nga Edi Rama me një grusht biznesmenësh grabitqarë që ndajnë paratë dhe pasuritë me njëri tjetrin”, vijoi Basha.
/a.r