Një person rreth 30-vjeç është gjetur i pajetë nga familjarët brenda në banesë mesditën e sotme.
Sipas të dhënave të para nga spitali i riu kishte një plumb në kokë, por nuk dihet nëse ka vrarë veten apo e kanë vrarë.
30-vjeçari është nga fshati Vlashaj i njësisë administrative Shupenzë. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.
/a.r