Lider demokrat Lulzim Basha ka mbërritur 20 minuta me vonesë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ku do të merret në pyetje në lidhje me çështjen ‘Toyota Yaris’ nga katër prokurorë belgë.Kryedemokrati është paraqitur o vetëm në Prokurori, pa avokatin e tij.Kujtojme se një grup prokurorësh federalë belgë erdhen në Tiranë për të asistuar në hetimet që po kryhen për çështjen e “Toyota Yaris”, çështje për të cilën do të pyetet kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ata do të asistojnë gjatë pyetjes së Bashës në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Zyrtarisht, Prokuroria tha se kreu i PD-së është ftuar të paraqitet më datë 25 korrik dhe do të japë shpjegime për denoncimin që bëri në Kuvend, dy ditë para se të bllokoheshin në portin e Durrësit automjetet që vinin nga Belgjika, në të cilat ishte fshehur shuma prej 3.4 milionë eurosh.
g.kosovari