Tensionohet përsëri situata jashtë sallës së Teatrit Kombëtar.
Kjo përplasje me policinë e artistëve, militantëve dhe drektuesve të Partisë Demokratike ka ardhura pas fjalës së aktorit Neritan Liçaj.
Fjalimi i tij është shoqëruar me tensione, ku protestues janë konfrontuar me policinë, madje kanë goditur këta të fundit edhe me shishe plastike.
Aktori Nertian Liçaj u bëri thirrje qytetarëve për mbështetje për të çarë sikur tha ai rrethimin e policisë para teatrit, ndërsa kishte edhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama duke i dërguar që cështja të shkojë në referendum për të vendosur.
“Ju lutemi qytetarëve për mbështetje për të çarë rrethimin e policisë. Kemi edhe një mesazh për kryeministrin; Nëse mendon se ne jemi pakicë le të përballemi në referendum. Jemi të vendosur që të mos lejojmë qeverinë për shembjen e teatrit. Nuk trembemi, plasi…le të plasë” tha ai.
Prej mëngjesit të sotëm, artistë e përfaqësues të shoqërisë civile kanë bërë rezistencë duke hyrë në ambientet e brendshme kundër boshatisjes së nisur prej ditësh në kuadër të projektit për ndërtimin e teatrit të ri mbi rrënojat e të vjetrit.
g.kosovari