Vijon protesta e aktivistëve dhe aktorëve kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, ndërsa forcat policore janë shtuar.
Që prej mëngjesit të sotëm, artistët kanë vijuar ditën e sotme qëndresën në ambientet e teatrit kombëtar. Pranë tyre janë parë edhe militantë të PD-së dhe të LSI-së. Nuk kanë munguar edhe tensionet.
Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e kanë konsideruar protestën e sotme si të organizuar nga një minorancë që nuk mund të mbajë dot peng planin për teatër të ri.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta reagoi gjithashtu duke depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shpalljen antikushtetuese të ligjit për godinën e teatrit.
Godinës së teatrit i është ndërprerë furnizimi me energji elektrike, por kjo nuk i ka penguar disa nga artistët dhe militantët e PD-së që të qëndrojnë në ambientet e brendshme të tij.
I pranishën në ambientet e brendshme të teatrit ishte edhe kreu demokrat Basha po ai nuk k aqendruar shumë pasi ishte në një drek me ambasadorët.
g.kosovari