Një grup protestuesisht janë mbledhur mëngjesin e sotëm para Teatrit Kombëtar për të kundërshtuar heqjen e materialeve nga godina.
Pas dy orësh proteste situata ka degjeneruar në përplasje me policinë e shtetit dhe atë private.
Në krye të herës kanë qenë Çlirim Gjata dhe Belind Këlliçi që kanë bërë thirrje për qëndresë. Gjata tha se Partia Demokratike e mbështet fuqimisht mbrojtjen e Teatrit.
Ndërsa Albana Vokshi dhe Klevis Balliu kanë qenë të fundit që i janë bashkuar turmës. Ky i fundit u shpreh se Edi Rama ka të njëjtin skenar si tek “Astiri”. Më herët Balliu është shprehur se Rama po kërkon viktima tek Unaza e Re, mirëpo sipas tij PD dhe mbështetësit e saj nuk bien pre e provokimeve të tilla.
/javaneës/a.r