Komisioneri Pubik tërhiqet nga ankimimi për gjyqtaren Nertina Kosova.
Një muaj më patë trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit vendosi të pranojë kërkesën e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa për hetim të ri të pasurisë së gjyqtares Nertina Kosova dhe të personave të lidhur me të.
Pas kërkesës së Komisionerit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të konsiderojë si person të lidhur me subjektin edhe babain e gjyqtares dhe të verifikojë të ardhurat e tij nëpërmjet një analize financiare që do të paraqitet në seancën e ardhshme.
Komisionerit Publik apeloi vendimin të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtares Kosova duke pretenduar se hetimi në kriterin e pasurisë nuk ishte i plotë./l.m