Teksa kontratës së tij me Paris Saint-Germain po i vinte fundi, Adrien Rabiot pritej t’i bashkohej Barcelonës në prag të sezonit të ri.
Megjithatë, francezi u transferua tek Juventusi, diçka që i ka lënë shije të hidhur katalanasve, këtë e shfaq qartazi drejtori sportiv i klubit Eric Abidal.
“Ai ishte në listën tonë të transferimeve, por më pas firmosi me Juventusin. Nuk e di arsyen ekzakte për vendimin e tij, mbase ishte çështje ekonomike…nuk mund ta them me siguri,” shprehet francezi.
Rabiot ka firmosur një kontratë katërvjeçare me Juven dhe do të fitojë 7.5 milionë euro në sezon.