Dy persona të cilët vidhnin rroba në qendra tregtare, dyqane apo tregje të shumicës dhe më pas i shisnin ën Shkodër janë arrestuar ditën e sotme.
Bëhet fjalë për personat me iniciale F.,T., dhe F.,GJ., të cilët u arrestuan pasi kishin kryer vjedhjen e fundit në një qendër tregtare në kryeqytet.
Këta dy persona, i shisnin më pas rrobat e vjedhura në dyqanin e F.T., në Shkodër por Policia arriti të sekuestrojë rrobat e vjedhura të tyre.