Ukrainasit të dielën do të zgjedhin strukturën e Parlamentit, vetëm dy muaj pas zgjedhjes së presidentit Volodymyr Zelenskiy, i cili fitoi popullaritet duke qenë jashtë politikës, me profesion komedian.
Pas shumë vitesh të rënies ekonomike, korrupsionit endemik dhe luftës me separatistët pro-rusë, votuesit i dhanë mundësi Zelensiyt që të çojë vendin në drejtim tjetër.
Por, tani gjithçka varet nga fitorja e partisë politike “Shërbyes i Popullit”, në zgjedhjet parlamentare, që do t’i mundësonte Zelenskiyt shtyrjen përpara të reformave.
Sondazhet tregojnë se Zelenskiy, një kritik komik që kishte luajtur rolin e një presidenti aksidental, ka arritur të mbajë popullaritetin e tij. Ai bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme, për shkak se Parlamenti dominohej nga kundërshtarët e tij, gjë që i pamundëson vendosjen e reformave.
Një sondazh i Institutit Ndërkombëtar të Republikës, ka shfaqur se 67 përqind e ukrainasve pajtohen me performancën e tij në punë.
Parlamenti ukrainas ka 450 ulëse. Nën ligjet e Ukrainës, gjysma e ulseve i takon listave të bëra nga partitë, gjysma i takon shumicës së fituesve në rajonet ku ka vetëm një elektorat.
Mbështetësit perëndimor të përpjekjeve të Zeenskiyt, do të shohin nëse aleatët e Parlamentit mund të çojnë përpara legjislacionin që lufton problemet si infrastruktura e energjisë, ligjet për anti-korrupsion, si dhe rënien e sistemit oligark që ka diktuar politikbërjen për vitë të tëra.
Aktori pa përvojë politike, Zelenskiy, ka mundur ish-presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko me shumicë të votave më 21 prill. Ceremonia e inaugurimit të tij është mbajtur më 20 maj.