Mijëra qytetarë në Peru u evakuuan si pasojë e dy vullkaneve në jug të vendit. Autoritetet vendase mbeten në gjendje alarmi, teksa hiri i shkaktuar nga dy shpërthime të fuqishme u përhap në një rreze prej 25 kilometrash.
Zona shquhet për miniera të shumta dhe ka njëkohësisht dhjetëra vullkane aktivë.
Peruja quhet ndryshe “Unaza e zjarrtë” e Paqësorit, për shkak të aktivitetit të lartë sizmik dhe vullkanik./l.m