Edhe rruga “Dritan Hoxha” në kryeqytet tashmë është pajisur me semafor LED, falë investimit të Bashkisë së Tiranës për vendosjen e këtyre semaforëve në rrugët e kryeqytetit, si dhe konfigurimin e tyre.
Pas rregullimit të tabelave përgjatë rrugës “Dritan Hoxha”, ekipi i mirëmbajtjes së rrugëve është kujdesur për vendosjen e semaforëve të rinj.
Ndërkohë nga Drejtoria e Transportit (Salla e Kontrollit të Trafikut) po bëhet programimi i semaforëve dhe po vendosen numëratorë kohe (që nuk ka pasur me parë), llampadarë flesh, llampadarë këmbësori dhe llampadarë biçiklete.
Më përpara këta semaforë kanë qenë inkandeshentë, ndërsa tani, falë investimit të Bashkisë, po ndërrohen të gjithë në LED, për të patur shikueshmëri më të mirë dhe për të krijuar më shumë lehtësi për këmbësorët, çiklistët dhe shoferët, si dhe për të disiplinuar trafikun./l.m