Isa Mustafa pritet të mos garojë më për kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Gazeta Express raporton se Mustafa ka deklaruar në mbledhjen e Kryesisë se nuk do të kërkojë sërish drejtimin e partisë. I njëjti vendim i është komunikuar të enjten edhe degëve të LDK-së.
“Ka thënë se do të mbikëqyr procesin deri në fund. Por na ka thënë se s’do të jetë kandidat për kryetar të LDK-së”, ka thënë një anëtar i Kryesisë pa dashur t’i përmendet emri.
Një arsye për largim nga kreu i LDK-së, sipas burimeve të Express, është edhe gjendja e tij shëndetësore. Por edhe mungesa e përkrahjes e konfirmuar nëpër sondazhe të ndryshme.
Agim Veliu, Lutfi Haziri dhe Avdullah Hoti shihen si kandidatë të mundshëm për kreun e LDK-së, si dhe nuk përjashtohet një rikthim i ish-kryetarit Fatmir Sejdiu.
Ndërkohë që me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, pas thirrjes nga Gjykata Speciale, pritet që Kosova të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare./l.m