Fundjava në pikën kufitare të Muriqanit është shoqëruar me radhë kilometrike makinash. Fluksi është vënë re kryesisht në hyrjet për në vendin tonë. Nga të dhënat në këtë pikë doganore vetëm tre ditët e fundit në Shqipëri kanë hyrë rreth 18 mijë shtetas. Ndërsa në dalje janë regjistruar rreth 16 mijë shtetas. Aktualisht punohet me 6 sportele, 4 sportele në dalje dhe 2 sportele në hyrje.
Hyrje, shtetas shqiptar – 2,777
Dalje, shtetas shqiptar – 3,095
Hyrje, shtetas të huaj – 15,568
Dalje, shtetas të huaj – 13,053
Përveç radhëve të gjata, shqetësuese për qytetarët janë edhe parakalimet e mjeteve, për të arritur tek pika e kalimit kufitar të Muriqanit duke e bllokuar edhe më tepër trafikun. Qytetarët të cilët udhëtojnë drejt Malit të Zi, por edhe ata që hyjnë në territorin shqiptar ankohen për pritjet e gjata në kufi.
“Kam një orë e gjysmë që pres. Në kufirin tonë nuk presim as pesë minuta, ndërsa këtu është një idiotizëm. Po e teprojnë. Fëmijët janë të lodhur, të rraskapitur.” tha një udhëtar.
Ndërkohë në ditët në vijim pritet të ketë shtim të fluksit si në hyrje ashtu edhe në dalje të pikës kufitare të Muriqanit./l.m