Policia braziliane e shtetit të Santa Catarina, ka mbyllur një fabrikë e cila prodhonte modele false të makinave luksoze Ferrari dhe Lamborghini.
Pronarët e fabrikës, babë e bir u arrestuan, për krime kundër pronësisë industriale.
Ata i shisnin makinat e rreme në rrjetet sociale me çmime që varionin nga 180 mijë deri në 250 mijë Real brazilian, ose thënë ndryshe nga 42 mijë deri në 60 mijë euro, një shifër shumë më e ulët nga vlera reale e automjeteve origjinale.
Policia sekuestroi një sërë materialesh që përdoreshin për prodhimin e makinave të rreme, si dhe tetë automjete.
“Në njërën prej makinave po instalonin një motor të një Chevrolet Omega”, deklaroi drejtuesi i hetimeve, Angelo Fragelli.
Aktualisht policia po heton për të zbuluar se sa mjete false janë prodhuar, shkruan noa.al.
Ndërkohë kompanitë e Ferrari dhe Lamborghini kanë bërë denoncim nëpërmjet një studio ligjore në San Paolo, pas zbulimit të këtij rasti.