Shkon në 65 numri i gjyqtarëve dhe prokuorëve të shkarkuar nga vettingu.
Kjo e enjte nisi me shkarkimin e kandiddatit për gjykatë kushtetuese Ilir Mustafaj i cili sipas vettingut kishte probleme me pasurinë.
Mustafaj është gjyqtar i Gykatës së Tiranës ndërsa prej më shumë se një viti ishte në pritje për t’u bërë gjyqtar Kushtetuese.
Gjatë seancës dëgjimore Mustafaj kërkoi dhe ndërrimin e trupit gjykues për shkak të konfliktit që kishte me relatoren Xhensila Pine, por kjo kërkesë u rrëzua.
Në përfundim Mustafaj u shpreh se ka humbur vendi, Gjykata Kushtetuese pasi sipas tij s’do të ketë në përbërje të saj një gjyqtar të ndershëm. Ai tha se ka mbështetur vettingun dhe reformën në drejtësi, por deklaroi se kundërshton shkarkimin duke paralajmëruar ankim.
” Me vendimin e sotëm të Komisionit nuk ka humbur Ilir Mustafaj si individ, pasi Mustafaj do e ankimojë në instanca më të larta të cilat do i japin të drejtë. Sot ka humbur vendi. Ka humbur Gjykata Kushtetuese e cila nuk do të ketë në përbërhej një profesor të së drejtës” u shpreh Mustafaj menjëherë pas dhënies së vendimit nga trupi gjykues i kryesuar nga Lulzim Hamitaj
g.kosovari