Policia ka vënë në pranga një 18-vjeçar me inicialet F. H., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi ky i fundit ka aksidentuar një të mitur.
Sipas Policisë, bëhet e ditur se në rrugën “Dedë Gjo Luli” duke drejtuar mjetin tip “Audi” ka aksidentuar shtetasin e mitur R. M.,14 vjeç banues në Tiranë i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Materialet në ngarkim të tij u referuan pranë Prokurorisë së Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.
g.kosovari