Një shqiptar është vrarë me thikë nga një bashkëkombas i tij në Greqi.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Nea Anchialos, teksa të dy ishin duke drekuar në shtëpi.
Ata filluan të debatonin deri sa sherri degjeneroi me thika, ku për pasojë mbeti i vdekur një 38-vjeçar.
Viktima u transportua menjëherë për në Spitalin e Volosit, por gjatë rrugës ka ndërruar jetën.
Gazeta greke “Tanea” shkruan se ende janë të panjohura arsyet që çuan në ngjarjen e rëndë.
Viktima u godit në sytë e dy fëmijët të tij që në atë moment ndodheshin në shtëpi.