Edhe pse varet nga Bashkia dhe ende nuk ka mësuar se cili do të jetë administratori i sezonit të ardhshëm, pas firmave në kontratë me disa futbollistë të cilët do të jenë pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm futbollistik, drejtuesit e klubit të Vllaznisë kanë emëruar krejt papritur një trajner të ri.
Agim Canaj, i cili e drejtoi në javët e fundit para se të siguronte Superiore, nuk do të jetë më trajner i Vllaznisë.
Drejtuesit e klubit shkodran kanë zgjedhur
, një trajner shumë i njohur në Maqedoni.
Ai ka drejtuar Rabotniçki dhe Pobeda Prilep, para se të merrte drejtimin e kombëtares U-21 të Maqedonisë të cilën do ta drejtonte nga vitet 2003-2009.
Ai ka drejtuar edhe ekipin qipriot Nea Salamis. Ka provuar të jetë edhe drejtor teknik tek FC Horizont Turnovo në vendin e tij ndërsa në sezonin e kaluar ka qenë trajner i ekipit FC Aiginiakos në Greqi.
Me Jonuz drejtuesit e klubit Vllaznia kanë rënë parimisht dakord për gjithçka. Por këto lëvizje kuptohet që janë kryer me administratën aktuale të Vllaznisë, që drejtohet nga Voltana Ademi.
Pritet të prezantohet së shpejti, por ende nuk dihet fati i tërë Vllaznisë, nëse do të ketë gjithnjë një kryebashkiak të ri, siç edhe Valdrin Pjetri pret të marrë drejtimin e qytetit të Shkodrës në mesin e muajit gusht.