Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë bërë të mundur sekuestrimin e pasurive të të arrestuarve nga operacioni ‘Toyota Yaris’.
Nën sekuestro janë vënë llogari bankare, truall dhe ranishte në pronësi të pjesëtarëve të këtij grupi kriminal. Pronat dhe pasuritë e sekuestruara janë në pronësi të A. M., A. V., A. D., Gj. C. dhe K. M.
Nën sekuestro janë vënë:
Shuma prej 72 000 € Eurosh në llogarinë e Shoqërisë me inicialet “TRC” sh.p.k, pranë një banke të nivelit të dytë;
Ranishte me sipërfaqe 11 167 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.
Ranishte me sipërfaqe 140 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.
Toke Arë me sipërfaqe 873 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.
Truall me sipërfaqe 404,5 m2 + godinë banimi 2 katëshe, sipërfaqe banimi kati përdhe 147,6 m2, sipërfaqe verandë + shkallë 10,9 m2 + sipërfaqe banimi kati i parë 158,5 m2, e ndodhur në Njësinë Bashkiake Nr.11 Tiranë.
Në lidhje me këtë ngjarje po kryhen hetime edhe në Belgjikë, ku pala belge ka kërkuar pak kohë më parë dëshminë e kreut të opozitës Lulzim Basha.
Katër të arrestuarit në Shqipëri janë Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri, ndërsa të proceduar në Belgjikë janë Alfred Vladi, Elvis Vladi, Edi Lika, Agim Ceka, Alban Mollaymeri, Niman Nimani, Alman Nimani, Albana Vladi, Arianit Nimani, Drita Sopo dhe Driton Hakaj. /l.m