Dy inspektorë të Taksave në Bashkinë e Shkodrës u vunë në pranga dhe një i tretë u shpall në kërkim, pasi akuzohen për korrupsion pasiv.
U vunë në pranga Bledar Pori, Isa Mandia, ndërsa Denis Hoxha është shpallur në kërkim.
Ata dyshohet të jenë përfshirë në një skemë korrupsioni me bizneset në plazhin e Velipojës.
Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama teksa prezantoi drejtoreshën e re të Tatimeve, Delina Ibrahimaj, paralajmëroi ndëshkime kundër informalitetit./l.m