Mediat hungareze kanë botuar orët e fundit një foto të Presdentes së sapozgjedhur të Komisionit Europian Ursula Von der Leyden me manjatin hungarezo-amerikan George Soros. Nje rrethanë që prej vitesh shihet si e “dyshimtë” për të djathtën në Europë dhe SHBA.
Edhe Ilir Meta, i cili nuk është as i djathtë, as europian dhe as amerikan, e ka përdorur së fundi “gogolin” Soros në sulmet e tij politike. Ndoshta zoti Meta është mirë ta fusë në dosjen e tij edhe foton e zonjës Von der leyden. Kushedi do t’i vijë dita të përdorë?!