Një person i shpallur në kërkim për vjedhje, është vënë në prangat e policisë së Shkodrës.
Kapja e tij u bë paraditen e sotme, nga forca e posaçme “Shqiponja”.
Në bazë të informacionit të marrë në rrugë operative, në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër, u bë arrestimi i 46-vjeçarit Syri Mehmeti.
Arrestimi i tij u bë pasi ishte i shpallur në kërkim dhe u bë ekzekutimi i urdhër ndalimit të Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale të “Vjedhjes”.
Po ashtu Mehmeti rezulton i dënuar edhe më parë për vjedhje.
/a.r