Policia e Vlorës vijon punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Një prej tyre është arrestuar këtë të martë për llogari të autoriteteve italiane.
I arrestuari është shtetasit me inicialet E.F, 40 vjeç lindur në Fier dhe banues në Vlorë, i akuzuar për veprat penale “Organizatë kriminale, shfytëzim prostitucioni dhe skllavërim”.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Interpol Tirana, kanë bërë kapjen e 40 vjeçarit në qytetin e Vlorës duke e vendosur para përgjegjësisë penale si më poshtë:
Autoritetet gjyqësore italiane konkretisht Gjykata e Milanos Itali, me anë të një vendimi në vitin 2005, e ka dënuar shtetasin E. F me 6 vite burgim për veprat penale “Organizatë kriminale, shfytëzim prostitucioni dhe skllavërim” parashikuar nga Kodi Penal Italian./l.m