Prokurorja Speciale Publike, Katica Janeva, mbrëmë ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita që asaj i ishte besuar si e para e Speciales.
Disa orë më vonë i konfiskuan edhe telefonin për të vërtetuar përfshirjen e saj me Bojan Jovanovskin i njohur si BOKI 13.
Fletë anketa e saj të cilën e kishte dorëzuar deri te Komisioni për Antikorupsion atëherë kur u emërua në krye të PSP-së.
Çfarë posedon Katica Janeva?
Sipas fletë anketës së saj, ajo në emër të fëmijëve ka paraqitur, dy banesa në Shkup nga 72 gjegjësisht 68 metra katrorë, të fituara në marrëveshje për dhuratë.
Gjithashtu në emër të saj ka paraqitur një shtëpi në Gjevgjeli prej 371 metër katrorë, tokë bujqësore në Mrzenci dhe tokë ndërtimore në Konsko, ajo gjithashtu në emër të saj ka paraqitur edhe një makinë të tipit Rover 45, ndërsa në emër të fëmijëve të saj Golf 4 dhe Audi A6.
Në fletë anketën e saj mund të vërehen edhe disa depozitë dhe kartela kreditore në emër të saj dhe fëmijëve të vet.
Ajo poashtu ka paraqitur edhe katër kredi një në emër të fëmijëve dhe tri kredi tjera në emër të vet, të cilat ende vazhdojnë të paguhen./alsat-m