Një rrugë është futur në librin e rekordeve Guinness si rruga më e pjerrët në botë.
Ffordd Pen Llech ndodhet në veri të Uellsit.
Banorët në Harlech festuan futjen e rrugës në Guinness World Records pasi u verifikua pjerrtësia e saj prej 37.45%.
Rekordi mbahej nga Baldwin Street në Dunedin, Zelanda e Re, me një gradient prej 35% në pjesën më të madhe të saj.
Banorët kanë bërë fushatë të gjatë për marrjen e titullit Guinness World Records.
“Ndjej lehtësim të plotë dhe gëzim. Më vjen keq për Zelandën e Re por pjerrtësia është pjerrtësi,”-tha nxitësi i fushatës Gwyn Headley./l.m