Vjen rradha e shkarkimit te Malajt. Maxhoranca socialistet pritet të shkarkojë ish-deputetin e saj, Arben Malaj nga Bordi i Bankës së Shqipërisë.
Burime të “Panorama” bëjnë të ditur se deputetët e Partisë Socialiste kanë mbledhur 28 firma, me anë të të cilave kërkojnë që Arben Malaj të lirohet nga posti i anëtarit të Bordit të Bankës së Shqipërisë.
Në letrën e firmosur nga socialistët theksohet se Malaj ka kryer shkelje etike në daljet publike, për këtë arsye ai nuk mund të jetë më pjesë e Bankës së Shqipërisë.